4.2 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Berisha: Vuçiq nuk nënshkroi në Ohër sepse kishte urdhër nga Kremlini

- Advertisement -

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Sali Berisha tha se Aleksandar Vuçiq nuk pranoi të firmoste marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë për shkak se kështu ishte urdhëruar nga Vladimir Putin.

“Në përfundim Vuçiç deklaroi se nuk kam firmosur asgjë dhe se ai nuk firmos marrëveshje ndërkombëtare juridike me Kosovën. Por nuk tha se Kurti nuk pranoi të diskutojë për asociacionin dhe shpjegoi pse nuk firmosi, sepse sipas tij Kosova nuk është shtet i njohur ndërkombtarisht pa çka se atë e kanë njohur 95% e vendeve të lira të botës. Ai gjithashtu tha se ra dakord për disa pika, por nuk tha se për cilat pika nuk ra dakord. Pra ai tregon se edhe marrëveshjen franko-gjermane e trajton si shportë në të cilën mund të blejë vetëm ato që do ai”, tha Berisha përmes një postimi në Facebook.

“Në të vërtetë ai nuk firmosi sepse kishte urdhër nga Kremlini të mos firmosë planin franko-gjerman që e detyron atë të zbatojë sanksionet e BE ndaj Rusisë. Ai nuk është dakord që vendi i tij të dalë nga ombrella ruse dhe të shndërrohet nga Rusi e Vogël në Ballkan në Serbi Europiane. Vuçiq nuk ndjek interesat e kombit serb, por ndjek ato të ultranacionalizmit primitiv konfliktual serb. Pra në Ohër nuk pati marrëveshje të firmosur sepse presidenti i serbomadhisë Aleksandar Vuçiq nuk firmosi ndonëse marrëveshja si çdo marrëveshje tjetër për të qenë ligjërisht detyruese, duhej firmosur. Ideja se monitorimi nga BE i zbatimit të marrëveshjes së dakordësuar, gjatë procesit të negociatave për anëtarësim të BE e bënë atë një marrëveshje sui generis e cila de facto as de jure nuk mund të zëvendësojë një marrëveshje të firmosur detyruese bilaterale”, ka shkruar tutje Berisha.

“Ky qëndrim i z. Vuçiç dëshmon se ai sa të jetë në pushtet nuk do firmosë ndonjëherë marrëveshje me Kosovën. Marrëveshja Kosovë-Serbi është e një rëndësie parësore jo vetëm për dy vendet, por dhe rajonin madje dhe Europën. Ndaj dhe mendojë se në vend që të quhet dhe pranohet si marrëveshje një dokument i pafirmosur pala që refuzon firmën duhet të përballet me pasojat e paralajmëruara nga BE dhe SHBA për ata që refuzojnë ta firmosin atë. Në të kundërt zvarritja do jetë e gjatë dhe me kosto të lartë”, përfundon shkrimin e tij ish-kryeministri i Shqipërisë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit