Home Zgjedhjet 2025 Berisha viziton Parkun e Biznesit në Drenas: Bedri Hamza do të jetë mbështetësi kryesore i bizneseve vendore

Berisha viziton Parkun e Biznesit në Drenas: Bedri Hamza do të jetë mbështetësi kryesore i bizneseve vendore

0
Berisha viziton Parkun e Biznesit në Drenas: Bedri Hamza do të jetë mbështetësi kryesore i bizneseve vendore

Kandidatja e PDK-së për deputete, Aurora Berisha, ka vazhduar fushatën duke vizituar Parkun e Biznesit në Drenas

Ajo ka bërë me dije se në këtë mandat qeverisës bizneset e Kosovës janë ballafaquar me probleme të shumta.

Gjatë kësaj vizite, ajo ka njoftuar bizneset me lehtësirat që ofron programi i PDK-së.

Në profilin e saj në “Facebook”, Berisha ka shkruar se Bedri Hamza do të jetë mbështetësi kryesor i bizneseve.

“Gjatë vizitës që patëm në Parkun e Biznesit në Drenas, u njoftuam për se afërmi me sfidat që po përballen bizneset vendore. Në këtë mandat qeverisës bizneset janë ballafaquar me probleme të shumta. Programi i PDK-së ofron lehtësira të shumta për bizneset. Qeveria e ardhshme, e cila do të udhëhiqet nga Bedri Hamza, do të jetë mbështetësi kryesore i bizneseve kosovare. Kosova mundet më mirë, bizneset meritojnë më shumë”, ka shkruar Berisha.

Exit mobile version