11.8 C
New York
Monday, April 21, 2025

Buy now

Berisha: Trump do ta tregojë interesimin e tij për Kosovën

- Advertisement -

Elmi Berisha, kryetar i shoqatës VATRA në ShBA, ka folur për marrëdhënies mes Kosovës dhe ShBA-së, duke thënë se raportet janë të mira.

Në Edicionin Special të Klan Kosovës, ai ka pohuar se nuk ka hapësirë për merak për prishje të bashkëpunimit Kosovë – ShBA.

“Tani për tani marrëdhëniet janë praprë në staza të mira, prapë jemi në të njëjtën linj, rrugëtojmë së bashku, mendojmë që të bëjhmë progres edhe në të ardhmen e afër. Prandaj nuk ka vend për shqetësim për raportet Kosovë-ShBA sepse ende janë të paprekshme” ka thënë Berisha.

Berisha, ndër tjera, ka thënë se presidenti amerikan Donald Trump do të tregojë edhe interesin e tij që ka për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor, përkundër interesit që ka treguar tani për tani për çështje të tjera globale, siç është situata në Lindjen e Mesme dhe lufta në Ukrainë.

“E parëndësishme nuk është fare situata në Ballkanin Perëndimor, me Kosovën dhe Serbinë, besoj në të ardhmen e afërt vet presidenti Trump do ta tregojë kujdesinë dhe interesimin e tij që ka për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Berisha.

Të ngjashme

Të fundit