Zafir Berisha nga Nisma ka thënë se kryeministri, Albin Kurti dhe LVV-ja kanë inskenuar incidentin në Skenderaj.
Ai tha se shkuarja e Kurtit me 30 xhipa dhe me qytetarë nga komunat tjera është bërë më qëllim të nxitjes së situatës.
Tutje ai tha se qytetarët e pakënaqur kanë hedhur mjete piroteknike dhe jo molotov siç tha ai e ka bërë Kurti.
“Nuk është provoku vetëm Deçani, para tij është provokuar Malisheva, u inskenu një situatë jo e këndshme në Skenderaj. Nuk janë gjëra të rastit. Shkuarja e Albinit dmth me 30 xhipa me nja 300-400 vet prej komunave, kish marrë do analfabet nga Prizreni… Kjo është bërë më qëllim dhe në fund të fundit askush nuk mundet me kontrollu një mas në një qytet. Kanë dal 10-15 veta të pakënaqur, e kanë bërë një gjë të vogël, kanë gjuajtur fishekzjarrë e jo molotov siç ka gjuajtur Albini. Ai është i interesuar me kriju situate mbi të cilat mundët me fitu, për këtë është ekspert”, ka deklaruar ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.