Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Hysen Berisha, për përjashtimin e Kosovës nga “Defender Europe ’23”, thotë se ndodhi një penalizim shumë i dhimbshëm.
Berisha tha se përjashtimi i Kosovës nga ky ushtrim ka qenë goditja më e rëndë që i ka ndodhur pas luftës, madje ai tha se edhe rastet e vdekjes i ka përballuar më lehtë.
“Ndodhi një penalizim shumë i dhimbshëm. Unë kam qenë në procesin e rishikimit strategjik të sektorit të sigurisë në hartimin e planit për forcat e armatosura të Kosovës edhe bazës ligjore. Ka qenë goditja më e rëndë që e kam marr pas lufte, më dëshpëruese që e kam marr në jetën time mas luftës. Edhe rastet e vdekjes i kam përballuar më lehtë sesa thjeshtë këtë që ndodhi dje”, tha deputeti në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.
Ai tha se ushtarët kanë ushtruar me vite për të marrë pjesë në atë ushtrim.
“Kanë punuar ata ushtarë që janë atje, të gjitha kategorive me vite të tëra, dhe ishte momenti kur po pritej të certifikoheshin kapacitetet e para në kambsori, në personel, në mjete (pajisje) dhe në armatim. Ndodhë përjashtimi, anulimi i pjesëmarrjes së Kosovës”.
Sipas tij, përjashtimi i Kosovës ka ndodhur për shkak që siç i quan ai, veprime politike populiste.
“Ushtrimi është ka vazhdon. Për çka? Për një veprim politik populist, tikip populist. Sepse, ky zotëria ynë, kryeministri ka qenë i marrun vesh me ambasadorin amerikan, këta njerëz që i ke zgjedh janë njerëz teknik, e pranoj edhe vetë. Janë kryetar teknik”, shtoi ai.
Kosova ishte nikoqire e “Defender Europe 23”, ushtrimit më të madh ushtarak ndërkombëtar në të cilin po marrinin pjesë 25 vende të NATO-s me mbi 22 mijë trupa. Ky ushtrim ishte paraparë të niste më 22 maj e të zgjaste deri më 2 qershor.