Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, tha se Richard Grenell i ka akuzuar dy ndihmësit e kryeministrit aktual, Edi Ramës, për ndihmë në gjetjen e dëshmitarëve kundër Hashim Thaçit që ndodhet në Hagë.
Në një intervistë në emisionin “Info-Nata” në Tëvë1, Berisha tha se një gjë të tillë Grenell e ka bërë publikisht, ndërsa përmendi angazhimin e Grenellit me marrëveshjen e Washingtonit, e cila sipas tij nuk e favorizonte Serbinë dhe nuk u zbatua kurrë.
“Kundërshtitë e tij nuk kanë qenë vetëm me Albin Kurtin, kanë qenë padi në gjykatë ndaj Rmaush Haradinjat. Kanë qenë dhe mund të dalin të vërteta shumë të hidhura në qëndrimin ndaj Hashim Thaçit dhe udhëheqjes tjetër. Këto ditë Richard Grenell ka akuzuar dy ndihmës të tij, të Edi Rramës publikisht në Twiter se këta janë ata që kanë bërë dëshmi, janë marrë me gjetje dëshmitarësh. Nuk di më shumë se po të di më shumë flas. Por dy momente këtu, Richard Grenel është një nga njerëzit më të informuar dhe me një informacion shumë të rëndësishëm për rajonin sepse është marrë me rajonin dhe nuk besoj që ai këtë ta ketë nxjerrë pa baza. Por në qoftë se kjo është e faktuar, atëherë këta dy janë zyra e Edi Ramës. Ai është marrë shumë me marrëveshjen e Washingtonit, dhe unë e kam quajtur shumë të rëndësishme atë marrëveshje. Nuk e favorizoi Serbinë në atë marrëveshje ai”, tha Berisha.
Rama tha se as kundërshtimet mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit nuk bëhen për integrime euroatlantike, derisa shtoi se Rama ka nxjerrë padi edhe ndaj Ramush Haradinjat.
“Problemi është se njëri shtet ka një vasal të Beogradit kryeministër. Mos mendoni ju se është rastësi ngjashmëria e Vuçiqit me Edi Ramën. Jo. Por një gjë është. Pas takimit me katër sy ku në Beograd mes Edi Ramës dhe Vuçiqit, Shqipëria në të gjitha rastet u bë protagoniste kryesore e Vuçiqit, Serbisë së madhe. Ky është realiteti. Nuk mund të më thotë njeri mua se kundërshtitë e tij me Albin Kurtin janë për euroatlantizëm. Siç përpiqet. Se në qoftë se ka një njeri që s’u përmbahet asnjë vepre euroatlantike është Edi Rama”, u shpreh Berisha.