31.5 C
New York
Wednesday, August 13, 2025

Buy now

Berisha tallet me Kurtin: Duke u munduar ta bëj situatën më dramatike e bëri qesharake

- Advertisement -

Opinionistja Kimete Berisha ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për konferencën e sotme për media, ku ka folur për tre policët e kidnapuar nga Serbia.

Ajo ka vlerësuar se duke u munduar ta bëj më dramatike situatën, kryeministri e ka bërë situatën qesharake.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka ironizuar me Kurtin, i cili vazhdimisht fliste se si policët në momentin e arrestimit kanë qenë duke ngrenë bukë.

“Domethënë, kur vjen koha e drekës, policia i dorëzojnë armët. Të gjithë untohen përnjëherë dhe hanë përnjëherë, se të shishmohet në kallaballëk. Duke u munduar ta bëj më dramatike situatën, Albin Kurti e bëri situatën qesharake. Tha se policët e Kosovës kanë qenë duke hëngër drekë kur janë arrestuar. Në tryezë, tha. Midis malit. Kishin pas shtruar edhe sofrabez. Armiku serb sipas Albin Kurtit është dashur t’i prisnin policët derisa ta kryenin drekën”, ka shkruar ajo.

Ajo është tallur edhe me ministren e punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, e cila dot në konferncë ishte bashkë me Kurtin.

“E Donika Gërvalla tha se policët e kidnapuar po trajtohen mirë në burgun e Kralevës. Veç bukën diçka nuk po ua köna. Tema kryesore e kidnapimit: Buka.”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme

Të fundit