Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, ka kritikuar pushtetit aktual për mosmbështetje të protestës se sotme, e cila do të mbahet në ora 17:00.

Berisha përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë me dije se sot krejt Kosova është UÇK-së.

“Sot të gjitha rrugët të dërgojn në Prishtinë, për të protestu kundër padrejtësisë që bëhet në emër të “drejtësisë ndërkombëtare”. Mbështja për UÇK-së nuk është se vetëm sot po ju pengon mbetjeve sllave në Kosovë që po kundërmojn nga kazanat e mbeturinave, UÇK-së ju ka penguar edhe gjatë luftës, kur këtyre mbetjeve ju prishte kumarin me serbët!”, ka shkruar ai.

Berisha ka shkruar se sot UÇK nuk janë vetëm mbetjeve sllave dhe mbështetësit e Qeverisë Kurti.

“Sot krejtë Kosova është UÇK-së, përveq mbetjeve sllave dhe analfabetëve të regjimit aktual, të cilët shiten në opinion se gjoja kanë qenë kundër gjykatës speciale, e që në faktë koha po tregon se me kundërshtimin që e kanë bë, po delën se kanë qenë të interesuar që këtë gjykatë me formu KS i OKB, që Rusi dhe Kina me pasën akcesë në denimin e luftës së UÇK-së”, ka shkruar Berisha.

Postimi i plotë: