14.4 C
New York
Monday, March 17, 2025

Buy now

Berisha: Skenari është të rrëzohet Kurti e pastaj të kthehet kur të votohet demarkimi i kufirit me Serbinë

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha vlerëson se gjithçka që po ndodh në veri të vendit është e planifikuar.

Berisha thotë se peticioni për largimin e katër kryetarëve të veriut po bëhet për ta rrëzuar Albin Kurtin nga pushteti dhe për ta kthyer më pas atë, në kohën kur të diskutohet për demarkimin e kufirit me Serbinë.

“Ju e patë iniciativën e Listës Serbe për rrëzimin e katër kryetarëve përmes një peticioni të cilin ua sugjeroi presidentja Osmani. Në momentin që vije deri te kjo situatë, kjo po bëhet qëllimisht për ta pru në një pozitë Albin Kurtin që të tërhiqet nga skena. Dhe këtë jo pse i ndihmon Kosovës tërheqja e tij. Por thjesht për ta ruajtuar Kurtin për një stad tjetër, për një fazë e cila do të jetë edhe më kritike për Kosovën. Ajo do të jetë kur të vije në rend të ditës ratifikimi i marrëveshjes me Serbinë – demarkimi. Atëherë do të jetë edhe më kritike situata dhe ky njeri e ky pushtet, po t’i lexoni të gjitha zhvillimet duket si diçka e dakorduar mes Prishtinës dhe Beogradit për ta ruajtur këtë mikun e tyre, të mos del i dështuar para popullit të vet”, ka thënë Berisha në Ditari në Tëvë 1.

Deputeti i partisë më të madhe opozitare thotë se të gjitha këto zhvillime i ka paraparë qysh në shkurt të këtij viti. E sipas tij fundi do të jetë “një autonomi për serbët, e jo Asociacion”.

“Gjithçka në veri, çdo zhvillim që po bëhet në veri, më 26 shkurt të këtij viti kam thënë se pasi ta bëjë këtë marrëveshje ka me shkaktu një krizë shumë të madhe në veri, një tension shumë të lartë, deri në prag lufte vetëm e vetëm për të krijuar rrethanat të cilat imponojnë implementimin e Zajednicës. Por jo më Asociacionit siç ka qenë në marrëveshjet e 2013 dhe 2015. Kjo do të jetë autonomi”, ka thënë Berisha.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit