Zafir Berisha nga NISMA ka reaguar pasi që vëllai i deputetes së VV-së, Fitore Pacolli ka fituar grant në vlerë 100 mijë euro nga Ministria e Bujqësisë.
Berisha përmes një postimi ka thënë se është poshtërsi injorimi i aplikacionit për subvencione të Kooperativës Bujqësore “Krusha” e cila kryesisht menaxhohet nga gratë të cilave ju masakruan burrat dhe familjarë të tjerë gjatë luftës.
“Poshtërsia bëhet edhe më e madhe, kur e kupton se ministër Peci, i cili gratë e Krushës i shfrytëzon me foto për piarin e tij në rrjete sociale, kurse 100 mijë € e ka subvencionu një militant të VV i cili e udhëheqën propagandën linçues dhe shpifëse kundër të tjerëve në favore të sektit në pushtet, nëpër rrjete sociale.” – ka shkruar ai.
“Ky skandal i keqpërdorimit të parasë publike dhe qindra skandale të tjera, tregojnë se regjimi aktual buxhetin e shtetit po e përdorën për militant dhe blerje të votave. Vonim për me i dërgu në shpi ka, por shpëtim jo!!!” – ka përfunduar Berisha