19.2 C
New York
Saturday, May 10, 2025

Buy now

Berisha: Sinjal, preokupimi i aleatëve për zhvillimet politike

- Advertisement -

Hisen Berisha nga PDK-ja thotë se moskonstituimi i Kuvendit për 13 herë radhazi po e legjitimon zgjedhjet demokratike.

Ai thotë se preokupimi i aleatëve duhet të shihet si sinjal, që sa më parë të konstituohet Kuvendi e të formohet qeveria e re.

“Preokupimi i aleatëve tanë duhet të jetë sinjal. Kosova  zhvillohet në kontekst të gjeopolitikëve qofshin ato rajonale apo ndërkombëtare e globale. Prandaj, deri këtu ku kemi ardhur, kemi ardhur me asistencën e aleatëve tanë, në krye me ShBA-në. Afrim tutje duhet të jetë i koordinuar prapë”, tha ai në emisioni “Info Nata” në Tëvë1.

Ndërkohë, për propozimin e LDK-së që të ketë qeveri tranzicionale, Berisha thotë se po bëhet veçse për të krijuar “pazare” politike.

“’Hajde ta bëjmë një qeveri veç deri në prill’. Këto nuk i shoh asgjë tjetër veçse tentativë për ta rinegociuar pozicionin e tyre, për të bërë pazare të reja ose thjeshtë për të shpëtuar vetën, por jo në këtë rast shtetin. Nëse pretendohet për të pasur një qeveri transitore deri sa të zgjedhet  presidentja, cila është arsyeja? Kemi krizë me zgjedhjen e presidentit, kemi krizë me zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Me këto zgjedhjeve veçse e legjitimojmë zgjedhjet demokratike që i kanë bërë qytetarët”, deklaroi ai.

Të ngjashme

Të fundit