23.9 C
New York
Thursday, June 5, 2025

Buy now

Berisha: Si duket vetëm na kanë nejt gati Ambasadat, se kurrë s’kemi mujtë me ardhë te një zgjidhje

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka thënë se situata në Kuvendin e Kosovës është për keqardhje.

Berisha ka thënë se si duket edhe më herët, problemet janë zgjidhur vetëm nga ndërhyrja e partnerëve ndërkombëtarë.

“E vetmja shpresë ka mbetë te Gjykata Kushtetuese, apo një ftesë tjetër e partive politike që ish dashtë me ndodhë nga presidentja.

Më vjen keq prej qytetarëve, njerëzve, prej juve, nuk kemi mujt me ardhë te një zgjidhje.

Kjo kallxon edhe për kohë më përpara, si duket neve na kanë nejtë gati veç qito ambasada e kështu se kurr këta politikanë, apo ne si politikanë, nuk kemi mujt me iu dhënë orientim momenteve politike asnjëherë, por veç na kanë nejt gati.

Është me të ardhë keq, nihna keq si deputet mos me pas mundësi, afrimitet ose zotësi me u mbledhë njerëzit e delegum…” – ka thënë ai

Të ngjashme

Të fundit