-0.4 C
New York
Sunday, January 26, 2025

Buy now

Berisha shkon në Gjermani, nuk do të paraqitet në SPAK

- Advertisement -

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha nuk do të paraqitet në SPAK më 3 shkurt në zbatim të masës “detyrim për paraqitje”.

A2 CNN ka mësuar se SPAK ka miratuar një kërkesë të Berishës për të mos u paraqitur, të motivuar me një angazhim në Gjermani.

Kërkesa është paraqitur nga avokatët e ish-kryeministrit dhe është miratuar sot nga prokurorët e çështjes.

Më 20 janar Sali Berisha shkoi për herë të dytë para SPAK, ku u paraqit në respekt të masës së sigurisë “detyrim për paraqitje”, ndërsa dhjetëra mbështetës u mblodhën para godinës së qelqtë.

Pak minuta zgjati vizita e kreut të Partisë Demokratike dhe në dalje tregoi se u kishte lënë një “kartolinë”.

“Organizata kriminale e Skrapit të partisë, e angazhuar në luftë kundër pluralizmit dhe opozitës, e kryesuar nga Altin Lala, do të përfundojë, do të ketë atë fund që kanë pasur të gjitha veglat e diktaturës në çdo kohë”, tha Berisha.

Kreun e SPAK, Altin Dumani e akuzoi se nuk po heton dosjet, duke iu referuar çështjes së Tojota Jaris, për të cilën tregoi edhe disa përgjime mes të akuzuarve. Ndaj nga sot tha Berisha, kreu i SPAK duhet të thirret Altin Lala, duke e asociuar me Ymer Lalën.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit