13.7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Berisha: Serbia ka përdorë ndaj shqiptarëve metoda të cilat Kurti po don me i përdor në emër të patriotizmit

- Advertisement -

Ish-zëvendës ministri i Jashtëm, Anton Berisha ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka teori ideologjike të cilat nuk i takojnë modelit evropian.

Berisha në emisionin “InfoNata” në Tëvë1, deklaroi se kryeministri Kurti po tenton që në emër të patriotizmit të përdorë të njëjtin medel të cilën e ka përdorur Serbia ndaj shqiptarëve.

“Kurti është shembulli më tipik i një kryeministri, sepse ai ka qenë edhe si opozitar me një diskurs të rezervuar kundër perendimor dhe tash ai ka nisë një teori të tij ideologjike, të cilat nuk i takojnë kulturës dhe modelit evropian në të cilën politika zhillohet si një veprimtari e kompromisit e bashkëpunimit.  Dhe ky ky tash është duke tentuar që të imponojë një diskurs, ka një diskurs dhe një model si të them të provuar në këto anë, por për fat të keq prej shtetit fqinj(Serbisë).. Po absolutisht, Serbia ka përdorë ndaj shqiptarëve modele të cilat ky po don me i përdor në emër të patriotizmit”, tha ai.

“Do të thotë e gjithë veprimtaria në ish- Jugosllavi e Serbisë ka qenë në emër të patriotizmit dhe ajo ka qenë agresive dhe ka qenë jotolerante,  jodemokratike dhe në fund e përgjakshme por me një politikë të menqur Kosova i  është shmangur”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit