31.5 C
New York
Wednesday, July 16, 2025

Buy now

Berisha: Rrëzimi i mocionit të mbrojtjes së liderëve të UÇK-së tregon qëllimin djallëzor të Speciales

- Advertisement -

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të Gjykatës Speciale, e cila ka rrezuar mocionin e palës mbrojtëse të liderëve të UÇK-së.

Ai ka vlerësuar se mënyra si e ka rrëzuar kjo gjykatë mocionin e avokatëve të Thaçit dhe të tjerëve tregon qëllimin djallëzor të kësaj gjykate.

Berisha ka shkruar në “Facebook” se Specialja po ecën drejt realizimit të synimeve të Serbisë.

“Mënyra se si Gjykata Speciale rrëzoi mocionin e mbrojtjes së krerëve të UÇK-së është e mjaftueshme për me kuptuar qëllimin djallëzor të kësaj gjykate. Kjo gjykatë me hapa të sigurt po ecën drejtë realizimit të synimeve të Serbisë, argatëve të saj në Kosovë dhe atyre që e sponzorizuan këtë gjykatë. Kam pritur si qytetar i Kosovës nga Shqipëria për të dhënë kontributin e saj në mekanizmat ndërkombëtar për ta demantuar skenarin dhe skenaristët e themelimin të kësaj gjykate, mirëpo po shihet se edhe atje ka pasur fjalë koti dhe retorikë boshe patriotike”, ka shkruar ai.

Sipas tij, dënimi eventual i krerëve  të UÇK-së është pikënisje e zhbërjes së shtetit të Kosovës.

“Dënimi eventual i Hashimit me shokë, është pikënisja e zhbërjes së shtetit të Kosovës, për të cilën po angazhohet Serbia dhe qeveria kuislinge e Albinit”, ka shkruar Berisha.

Të ngjashme

Të fundit