![Berisha: Rasti i Banjskës ishte skenar i katër njerëzve në tavolinën e negociatave në Bruskel Berisha: Rasti i Banjskës ishte skenar i katër njerëzve në tavolinën e negociatave në Bruskel](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/10/IMG-20231023-WA0039.jpg)
Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka deklaruar se sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit ishte skenar i realizuar përgjatë bisedimeve të negociatave për dialogun Kosovë-Serbi në Bruksel.
“Krejt çfarë kam thënë e di, e kam bërë analizën e Banjskës, edhe tash ka paralajmëror Banjskën e tjetër që mund ta ketë Novebërda… apo diçka tjetër emrin. Ka qenë skenar komplet, skenar i katër njerëzve që ulën në tavolinën e negocimit të bisedimeve në Bruksel për Kosovën. E kam bërë këtë analizë vet”, ka deklaruar ai në Debat Plus.
Analisti politik, Lirim Mehmetaj ka thënë se këtu bëjnë pjesë Miroslav Lajçak Josep Borrell dhe kryeministri Albin Kurti e presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.
Dhe më pas deputeti Berisha, ka deklaruar se këta njerëz përfshirë ndërmjetësit evropian kanë dështuar në procesin e Kosovës.