Opinione

Berisha: Qeverisja Kurti po e nxjerr kokën!

By GAZETA SCANNER 1

August 28, 2023

Shkruan: Hisen Berisha

E nxjerrë një kashtë e të dalin 26, thotë një proverbë e jona popullore. Historia magistra vita est, thonin latinët, por ne si shqiptarë kurrsesi nuk po e kuptojmë apo nuk duam ta kuptojmë se “Serbia na i ka bërë heronjtë” për t’iu shkuar pas me logjkën e turmës. Kur ne, e kemi kuptuar, gjithmonë ka qenë vonë, sepse kanë ndërruar epokat, filozofitë dhe ideologjitë. Kjo na ka bërë të vonuar dhe bestyt. Edhe patriotizmin e atdhedashurinë si themelet e identitetit kombëtar e shtetror, na i kanë kthyer në komponente të primitivizmit e nacionalizmit.

Por, kashta që tërhoqëm kësaj radhe, e që po na i nxjerrë në sipërfaqe 26 e fiu , ishte lajmi mashtrues mbi “të hyrat prej një miliardë euro nga dogana” i cili u pa se është lajme i keq për qytetarët dhe për shtetin, sepse, kjo thjeshtë tregoi se ka ra prodhimi vendor!

Për ta kuptuar duhet referuar statistikave, ose do të duhej të publikohen mallërat që kanë hyrë në Kosovë dhe të dihet a janë mallëra të shportës familjare apo teknologjike dhe për zhvillimin e ndonjë industrie!?

Ky dyshim po më lindë për faktin se, ne si vend me sektor primar zhvillimi bujqësinë, kemi mbyllje të fermave e dështim të fermerëve e kultivuesve të të gjitha produkteve bujqësore e blegtorale, përkundër politikave subvencionuese që i kanë trumbetuar aq shumë qeveria. Aq sa Ministri i linjes ka fjetur nëpër ara e plantacione, i ka kthyer tëbanët në zyra, sa që edhe prononcimet i bën nga natyra.

Megjithatë, po shihet se nuk ju ka puna bereqet dhe ndjellin varfëri kudo ju shkelë këmba. Sipas raportimeve, nga të korrat e grurit, ka pasur jo vetëm sipërfaqe më pak të mbjellura, por edhe rendiment më të ulët dhe për pasojë ka mungesë të artikullit elementar të shportës familjare bukës.

Cili ishte efekti i masave të qeverisë për bujq, blegtorë, shpezëtarë e vreshtarë, që kishte premtuar për fermer, si shemdull karburantet 30% më lirë, por që i morën me të njëjtin çmim si traktori fermerit, si X6 i …!

Pra sipas raporteve të doganave artikujt që dominojnë në sasinë e importeve janë nafta, cigaret dhe automjetet, me 52.86%. Niveli i akcizës, çmimet e larta, transportet ndërkombëtate, udhëtimet dhe shitja e biletave, trajtimi i automjeteve përmes katalogjeve dhe sistemit të vjetëruar të vlerësimit, ka stimuluar rritjen e të hyrave nga doganat. Pra, të gjitha këto ndikojnë në të hyrat doganor më të larta. Por, të hyrat që tregojnë zhvillim janë ato që vijn nga prodhimi venfor dhe eksporti. E sipas ASK disbalanci i vendit në import dhe eksport është përkatësisht njëqind milion me një miliardë. Pra, ekonomi jo rentabile!

Nëse janë të hyrat e rritura në importet për konsum, kjo është alarm i keq për zhvillimin ekonomik të vendit, pasi kanë ikur qindra miliarda euro para të gatshme jashtë.

Po ashtu, sipas “kashtave” që po dalin, ne nuk kemi rritje në mënyrë sasiore të importeve! Shembull, kemi 7.32% më pak import karburantesh si asortimenti kryesor në tabelën e importeve, ku raportohen më shumë të hyra në vlerë nominale si rezultat i akcizës dhe çmimeve të larta.

Por, ajo që duhet vënë në pah është se, sasia më e pakët e importit të karburanteve do të thotë se ka rënë ekonomia dhe zhvillimi.

Kemi importuar më shumë duhan, e kjo do të thot më shumë konsumim i tij, pra tregon se ka më shumë stres dhe paknaqësi tek qytetarët, që i nxit në konsumim të duhanit. Besa tek rinia shkollore është zëvëndësuar me narkotik, që kjo qeveri i tregton nga laborator droge në vend dhe ate laborator që i menaxhojnë vet kabinetarët e ministrave.

Kemi rënie të blerjes së makinave, që do të thot se ka rënie të luksit në jetë.

Po t’ia shtojmë kësaj “kashten” kryesore, abuzimet me blerjen e grurit mbi çmimin e bursës ndërkombëtare, atëherë situata bëhet tëjet shqetësuese. Kjo e shpërfaq kuislingitetin e qeverisë Kurti.

Pra nëse çmimi i grurit në bursë, në kohën kur u ble gruri për rezervat shtetrore, ishte 286- 335 euro, qeveria e bleu me çmimin 484 euro, që do të thotë 150- 200 euor më shtrenjtë për ton.

Nëse i kemi 10000 ton grurë të blerë, që janë 4.84 milion, diferences në mes të çmimit të burses dhe atij me të cilin e ka blerë qeveria Kurti, është prej 150- 200 euro, do të thotë se vjedhja apo korrupcioni kap shifren prej 1.5 – 2 milion euro.

Një situatë analoge korrupconi e krimi të organizuar e kemi me vajin, ku krahas kabinetarëve e padrinove financiar e politik të Kryeministrit, është involvuar sekseri polak Tomasz Tokarski, të cilin llafolog të kuvendit nga LVV e papagaj të qeverisë nëpër studio televizive, zhurmues spekulantë që ngjajnë me personazhet e Gerge Orwell te “Animal Farm”, u munduan ta mbulojnë me gjuhën e shifrave, se litra vajit u mor me 1.1 euro, pra atëkohë më lirë se litra vajit në Kosovë, që ishte 3.49 euro, ani se dallon çmimi kur blehet me shumicë e me pakicë. Kjo tingëllon si kujdes dhe ruajtje e parasë që duhet vlerësuar nga komuniteti i “fermës së shtazve të LVV” të Orwellit Kurti. Por, ky çmim i volitshëm ishte sepse vaji nuk u soll kurr! Kështu që çfar rëndësie kishte se me çfarë çmimi u kontraktua?!

Me një klik në ARBK- del biznesi i Polakut Tomasz Tokarksi në Kosovë i krijuar me 14/12/2021, me firmen e njejtë si në Poloni CANTO KOS (CANTO KOS L.L.C me kapital 1000 euro. Me adresë e cila nuk figuron në Prishtine Rruga Vicianum nr 31. Pra, del se Polaku dhe sekseret kabinetar, biznesin e kishin krijuar pikërisht për blerjen e vajit.

Po ashtu, duhet vëne në pah, gjithmonë sipas Agjencionit të Statistikave dhe Doganave të Kosovës, se edhe vendi i origjinës së mallit (vajit) është mashtrim! Pra, origjina e mallit nuk është Turqia por Rusia. Prandaj edhe dalja në skenë e rrjetit të krimit që e ka Kryeministrin Kurti si strumbullarin e tij, të lidhur me Ridvan Muharremin, i cili sipas raportimeve të mediave ishte bashkëpunëtor e partner në aktivitetet e Zhelko Razhnjatoviç – Arkan, por edhe mik i zëvëndëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili e ka asistente vajzen e Ridvanit, sipas mediave. Tutje Ridvani po sipas mediave, është mik i agjenti rus Halit Sahitaj që u arrestua në Spanjë, ky u kap si rekrutues i dëshmitarëve të rrejshëm për Dhomat Sepciale kundër krerëve të UCK- së. Në vitet e opozitarizmit të Kurtit, këtij agjenti bashkë me Dejana Mihajloven, ju ishte ndaluar hyrja në Kosovë.

Pra, ky është rrjeti kriminal që sot është i instaluar në pushtet në Kosovë dhe po vazhdon ta stërkeq Kosovën, duke e falimentuar në aspektin ekonomik, social, politik dhe duke e cenuar sigurinë nacionale.

Ky rrjet kriminal përzirje inteligjente e spijunazhi greko-ruso-serb në kabinetin e Kryeninistrit Kurti, qeveri, kuvend, diplomaci, mbështetë pretendimin për rritje patologjike të kësaj lëvizjeje debatikasish neokomunist, bërë publik me 11 Tetor 2019 pas zgjedhjeve të Tetorit dhe qeverisë 52 ditëshe Kurti1, e cila e desht të rrëzohej me ultimatumin e të dërguarit special të Presidentit amerikan, siç ka bërë të ditur deputeti Arben Gashi në Kuvend.

Kjo strukturë përforcon dyshimin e bazuar për financat e dyshimta që sollën LVV dhe Kurtin në pushtet me 50.08% të votave të trupes elektorale, qoftë si para të abuzimit me lirimin e garancionit bankar të kompanisë punëkryese të autostrades “Ibrahim Rugova” nga atëbotë Ministri i Financave Bisnik Bislimi, pastaj financat nga mafia ruse të cilën e koordinonte agjenti i FSB ruse Halit Sahitaj, financat nga bashkëpunëtorët e Binladenit, të cilët mbanin “Konferenca kundër terrorizmit amerikan” pas vrasjes së kryeliderit terrorist të “Alquaeda”, nga rrjeti i muxhahedinve të Iranit që u paguan për bërjen publike të aktakuzës kundër Thaçit & Co, ende pa u konfirmuar nga gjyqtari i procedures paraprake. Por, qëllim kishte pengimin e nënshkrimit të Marrëvrshjes së Detyrimeve në Uashington në mes Prishtinës dhe Beogradit, me njohjen e ndërsjellë dhe garancën e SHBA dhe vet Presidentit amerikan. Pra, kurr nuk ka qenë më hapur e lexueshme një qeveri kuislinge, që e “reformatoi” procesin politik nga marrëvrshja “All in One” me njohjen, në një Kosovë e cila nuk e detyron Serbinë ta njoh për 10 vite, as e obligon Serbinë në ndryshime kushtetuese dhe heqje të Kosovës nga Kushtetuta. Por që, me marrëveshjen Plani franko-gjerman dhe Aneksin e Ohrit si dhe “statutin e Beogradit për Republikën Autonome Serbe” krijohet një territor autonom serb në Veri, si “territor i vetmenaxhuar” e i hapur për integrim aneksues të njësive tjera administrative territoriale të Kosovës.

Zhillimet politike në taborrin tjetër të selisë “bukë e zemer” me grurë Rusie, me agjent serb, aziat e rus, diplomat që dështuan vet dhe procesin politik në Kosovë e Bruksel, tani na kanë futur edhe në vorbullen e saksioneve që shumë shpejtë me trendin e politikbërjes Kurti & Co, pritet të konkretizohen.

A po rrëshqet aty ku jam friguar e të kam paralajmëruar Albin Kurti, edhe për burimet e financimit edhe logjikën e drejtimit?