Rita Berisha nga RRGK-ja ka kërkuar nga institucionet e vendit që pas rastit të fundit të dhunimit të 11 vjeçares të bëhen ndryshime në Kodin Penal të Kosovës duke lejuar sprejin si masë mbrojtje të vajzave dhe grave.
“Për sigurinë e vajzave dhe grave tona, me kërku ndryshim të Kodit Penal i cili sprejin e parasheh si armë mbrojtje. Duhet ta gjejmë një mënyrë ku gratë munden me u vetëmbrojtë. Në momentin kur institucionet nuk ta ofrojnë një zgjidhje, ti s’ke me pasë qysh me u mbrojtë”, tha Berisha.
Sipas saj, rastet e ngjashme të dhunimit vetëm kur po bëhen mediatike, dhunuesit po marrin dënim meritor, në të kundërtën sipas saj, këto raste po përfundojnë në heshtje me 8 muaj burgim.
“E kemi një vëmendje më të madhe të publikut, dhe ky presion i madh i publikut po i shtynë institucuionet që rastet që po bëhen mediatike, e në këto raste po sjellin drejtësi. Mirëpo, në momentin kur rasti nuk po është mediatik dhunuesit po dënohen me 8 muaj burgim. Kjo po i inkuraon dhunesit duke mos e bë sdhumë të madhe këtë dënim. Ky nuk është vetëm një rast i një fëmije të dhunuar. Por ka shumë raste të tilla. Kjo tregon që nëse se ndalë ngacmimin e sulmin s’ke me ndalë asgjë”, tha Berisha në Politiko.