0.6 C
New York
Saturday, December 20, 2025

Buy now

Berisha: Propaganda e VV-së e paarritshme te AAK-ja, nuk biem në pallavra politike

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Zafir Berisha, ka reaguar ndaj akuzave dhe deklaratave të Lëvizjes Vetëvendosje, duke i cilësuar ato si të pabazuara dhe të motivuara politikisht.

Berisha ka thënë se përpjekjet për ta lidhur opozitën me Listën Serbe janë të pavërteta dhe tregojnë mungesë serioziteti politik.

“Këto janë muhalife fëmijërore. Ta futësh opozitën me Listën Serbe kjo me të vërtetë është e injorancës së skajshme e një njeriu që nuk sheh më shumë se hunda e vet. Kjo VV, është VV-ja që në 2019 ka bërë ankesë në Gjykatën Supreme për me i numrua votat që i kishin ardhur prej Serbisë dhe Vuçiqit me idenë që Nisma mos me kalua pragun”, deklaroi ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Berisha ka akuzuar gjithashtu VV-në për bashkëpunim me Listën Serbe në raste konkrete, duke përmendur votimin e ligjit për pagën minimale, ku, sipas tij, veteranët e luftës ishin përjashtuar.

“Kjo VV është që bashkë me Listën Serbe e ka votuar ligjin për pagën minimale ku janë përjashtuar veteranët. Fshehja e kësaj VV-je është kjo që u koordinua me kriminelin Milan Radojiçiq”, tha ai.

Në fund, Berisha ka theksuar se AAK-ja ka vendosur të mos merret me atë që ai e quajti propagandë dhe sulme politike nga Vetëvendosje.

“Kemi vendos që mos me u marr me pallavra të VV-së, këta janë analfabetë dhe trushpërlarës. Nuk është për njerëz normal kjo propagandë. Jemi përcaktuar që AAK-ja të mos merret me këto, pasi që subjekti jonë politikë ka kaluar beteja edhe më të vështira”, deklaroi Berisha.

Të ngjashme

Të fundit