15.7 C
New York
Thursday, May 15, 2025

Buy now

Berisha porosi drejtuesve politikë pas humbjes në zgjedhje: Faktoni me prova grabitjen e votave

- Advertisement -

Në një takim me drejtuesit politikë të koalicionit opozitar këtë të mërkurë, ish-kryeministri dhe kryedemokrati Sali Berisha tha se protesta në datën 16 Maj, ditën e premte, do iu tregojë ndërkombëtarëve se në Shqipëri nuk respektohen as rregullat e as parimet e votës së lirë.

“Në datën 16 fillon protesta për një sensibilizim të udhëheqësve evropianë që vijnë në Shqipëri, se ndodhen në një narkoshtet që nuk respekton asnjë rregull, asnjë parim të votës së lirë. Këtë se themi ne, këtë e thonë 4 rezoluta ndërkombëtare të partive që udhëheqin botën. Deklaratat paraprake nuk mund të na dekurajojnë ne që shqiptarët të votojnë të lirë, por me Edi Ramën nuk ka votë të lirë. Këto kohëra që vijnë janë kohëra përcaktuese në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar për mbrojtjen e votës së shqiptarëve”, tha Berisha.

Ndërsa drejtuesve politikë Berisha u kërkoi të dokumentohet çdo gjë me provë, për të vërtetuar se vota siç pretemdon ai, është grabitur.

Detyra numër një në këtë fazë, prandaj ju kam thirrur këtu është mbrojtja e votës duke paraqitur dhe faktuar të gjithë universin kriminal të qarqeve tuaja, të gjithë ndërhyrjet kriminale në qarqet tuaja, çdo evidentim mbasi beteja jonë për mbrojtjen e votës së shqiptarëve është betejë për fatin vendimtar të Shqipërisë dhe demorkacisë shqiptare. Është betejë të cilën ne do ta fitojmë”, tha Berisha.

Sipas Berishës qeveria përdori të gjithë makinerinë shtetërore për të manipuluar rezultatin.

Në këto zgjedhje u faktua se sa më i madh vjedhja dhe korrupsioni, aq më shumë ato shndërrohen në votë dhe më pas, vota në krim”, deklaroi ai,

Të ngjashme

Të fundit