-0.7 C
New York
Wednesday, January 15, 2025

Buy now

Berisha: Po të mos ishin Hashim Thaçi e Kadri Veseli, Serbia “këmbëkryq” do të ishte në Kosovë

- Advertisement -

Ish-deputeti i Kuvendit, Zafir Berisha që vjen nga Nisma për Kosovën, ka thënëse ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentari Kadri Veseli janë më meritorët për çlirimin e Kosovës.

Berisha në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, ka thënë se Thaçi e ka çliruar Kosovë dhe nuk e ka nda.

“Hala Serbinë këmbëkryq e kishe pas në Kosovë nëse nuk ish kanë Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe do shokë tjerë. Ata burra sot janë duke u përballë me Serbinë e cila ka bë dosje të rrejshme me ndihmën e argatëve të Serbisë që flasin shqip edhe nëpër studio”, është shprehur Berisha.

Sipas tij, nuk është etike që të flitet për ta, përderisa ata gjenden në Hagë dhe nuk e kanë mundësinë t’u kundërpërgjigjën kritikëve.

“Sot Kosova është e lirë falë atyre katër burrave në Hagë dhe do burrave që kanë mbetë këtu pari,. përndryshe po e përsërisë këmbëkryq e kishe pasur Serbinë këtu”, është shprehur Berisha.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit