Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, u shpreh i hapur për të votuar kandidatin e mazhorancës për kryeparlamentar, porse tha se duhet gjetur një taktikë, qoftë me pozitën apo opozitën.
“Është hera e gjashtë, që po dështon. Mendoj që nuk ka askush ndonjë strategji apo taktikë, por jemi mbetur kështu. Tash po shihet që po duan ta lënë kështu. Kjo pesha e fajit më e madhe është e këtyre që i kanë 42 vota, plus aleatët e vet”, tha Berisha.
I pyetur se a do ta votonte personalisht ai tha se është praktik.
“Për bese unë jam duke shikuar, edhe Fitore Pacollin e kisha votuar. Edhe e kisha votuar ndonjë tjetër. Unë jam gogja praktik”, tha Berisha.