Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar zhvillimet në Venezuelë, ku forcat ushtarake amerikane dhe qeveria e SHBA kanë kryer operacionin që çoi në arrestimin e presidentit Nicolas Maduro, duke e evakuuar jashtë vendit.
Sipas Berishës, largimi i Maduros nga pushteti, i cili ishte i lidhur me trafikun e drogës dhe manipulimin e zgjedhjeve, përbën një lajm të mirë për të gjithë njerëzit e lirë, veçanërisht për popullin venezuelian që ka vuajtur nën regjimin e tij, shkruan A2 CNN.
Ish-kryeministri thekson se ky zhvillim është një mesazh inkurajues për opozitën shqiptare, duke shtuar se regjimi në Shqipëri ka një variant të ngjashëm. Berisha nënvizon nevojën që opozita shqiptare të veprojë për largimin e diktatorit të vendit, siç e quajti ai Ramën, i cili qëndron mbi votën, lidhjet me krimin dhe vjedhjet e qytetarëve.
Në reagimin e tij, Berisha shprehu mbështetje edhe për popullin iranian, i cili po zhvillon protesta të fuqishme kundër regjimit të ajatollahëve, duke shpresuar që ky regjimi të ketë sa më shpejt fatin e Maduros






