Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-Nisma, Zafir Berisha në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, tha se kryeministri Albin Kurti ka pritur me pizhame në banesën e tij Serbinë.
Sipas tij, Kurti nuk po e dëmton vetëm Kosovën, por edhe marrëdhënies mes shqiptarëve.
“Diskursi në raport me ish-luftëtarët, veprimtarët politikë që e ka bërë duke i linçuar në mënyrë të padrejtë, me propagandë përgatitur në kuzhinat e Beogradit, e duke manipuluar infantilë dhe adoleshentë në Kosovë për të krijuar ish-luftëtarët, ish-udhëheqësit e luftës si gogolë para shoqërisë me etiketime e linçime më banale, he të paarsyeshme, dhe ideja për të dëmtuar personalitet e caktuara ka qenë që të dëmtohet lufta”, tha ai.
“Kur ka qenë me bë histori, ky, besoj që të gjithë e dinë, me pizhame e ka pritur Serbinë në banesën e tij, e kanë çuar në burg, e kanë trajtuar ashtu siç e kanë trajtu, e kanë rikthyer goxha mirë të gatuar dhe sot është problemi kryesor që po dëmton jo vetëm Kosovën, por edhe marrëdhëniet mes shqiptarëve”.