Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka vlerësuar se për dy dekada është heshtur ndaj një fushate të orkestruar kundër UÇK-së.
Ai ka treguar se kjo heshtje do t`i kushtojë shtetit të Kosovës dhe jo individëve që kanë qenë objekt të kësaj fushate.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ata që e kanë bërë këtë fushatë janë “legen” të shoqërisë.
“Për më shumë se dy dekada është heshtur përballë një fushate të orkestruar kundër luftës, luftëtarëve të UÇK-së dhe veprimtarëve të çështjes kombëtare, heshtje e cila nuk do ta dëmdoj individin siç pretendojn disa legena që janë llymi i shoqëris, por do ta dëmtoj ADN e shtetit të Kosovës”, ka shkruar Berisha.