Nga Napoli ku u takua aty me shqiptarët si pjesë e turit të tij me diasporën, Sali Berisha u shpreh se gjatë 333 ditëve në arrest shtëpie, ai realizoi projektin e Shqipërinë Madhështore, raporton A2CNN.
“Miqtë e mi, projekti i PD dhe koalicionit për Shqipërinë Madhështore është projekti më madhështor, projekti më i bukur, projekti më fantastik që Shqipëria ka pasur ndonjëherë.
Cilido që ka patur fatin të shohë një pikturë të pavdekshmit Ibrahim Kodra, ai e quan atë Shqipëria fantastike.
Shqipëria Madhështore do jetë Shqipëria fantastike e shqiptarëve.
Ky projekt u hartua gjatë 333 ditëve në arrest shtëpie që mafia e Sorosit dhe Edi Rama i rezervuan Sali Berishës.
Ky projekt që në pamje të parë të thotë se është një fjalë e stërmadhe, se është diçka e largët, është aq e afërt, aq real, është në mendjen e secilit prej jush, është në zemrat tuaja dhe të fëmijëve tuaj, të mbarë shqiptarëve kudo që janë.