23.2 C
New York
Wednesday, April 23, 2025

Buy now

Berisha pas rikthimit te Kosova: S’ka ndjenjë më të mirë se të përfaqësosh vendin tënd

- Advertisement -

Kombëtarja e Kosovës dje pasdite ka zbritur në fushën e gjelbër në Kampin Nacional në Hajvali për të vazhduar në praktikë me përgatitjet për ndeshjen kundër Zvicrës, e cila zhvillohet më 9 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Futbollistët janë të fokusuar dhe të gatshëm për të dhënë maksimumin e tyre në këto duele të rëndësishme për kualifikimet Euro 2024.

E këtë optimizëm e ka shprehur edhe mesfushori anësor, Bernard Berisha, i rikthyer pas një kohe të gjatë në radhët e Dardanëve.

“S’ka ndjenjë më të mirë se të përfaqësosh vendin tonë, unë kam qenë gjithmonë i gatshëm, shpresoj të kthehen rezultatet pozitive, e kam cekur edhe ma herët, kemi një grup të mirë, gjitha kushtet i kemi të plotësuara. Neve s’na mbetet tjetër gjë veç të përqendrohemi te dy ndeshjet që kemi dhe me tregu qysh kemi qenë më herët”, u shpreh Berisha.

“Janë ndeshje të vështira, unë besoj te ky grup i lojtarëve dhe këtë duhet të tregojmë në fushë”.

Të ngjashme

Të fundit