-2.7 C
New York
Wednesday, December 31, 2025

Buy now

Berisha pas kërcënimit të Pecit ndaj LDK-së: Kështu kur shtëpia është pa zot, pa lider, e pambrojtur

- Advertisement -

Avokati i njohur, Besnik Berisha, ka reaguar pas kërcënimit të kryetarit të Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, bashkëkryetar i partisë Guxo që garoi bashkë me Vetëvendosjen në zgjedhjet e fundit, se nëse LDK-ja e pengon zgjedhjen e presidentit, do të përfundojë si parti me rezultat njëshifror të përqindjes së votave.

“Thone se kur shtepia mbetet pa Zot, secili e merr guximin me hy brenda e me fol si pronar” – shkroi Berisha në llogarinë e tij në “Facebook”.

Sipas tij, Vetëvendosja po tallet me LDK-në, por jo pse është e fortë si parti.

“VV sot po tallet me LDK-ne jo pse eshte e forte, por pse e sheh te paralizuar nga nje lidership qe s’udheheq, s’terhiqet dhe s’mban pergjegjesi” – shkroi ai.

Në fund, avokati duket se iu referua udhëheqësisë së Lidhjes Demokratike: “Kur nuk ke ze, por as nuk leshon vendin, nuk je me lider, je pengese. LDK nuk po sulmohet nga jashte, po lihet e pambrojtur nga brenda.”

Të ngjashme

Të fundit