-4.8 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Berisha paralajmëron protestë në Tiranë më 7 korrik: Do ta quajmë front për shpëtimin e Shqipërisë

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ka njoftuar se më datë 7 korrik, do të zhvillohet një protestë në Tiranë, kundër qeverisë.

Berisha u shpreh se beteja duhet që të shtrihet në mbarë vendin.

“Më 7 korrik është menduar që të jetë data e protestës së madhe në Tiranë. Do e quajmë front për shpëtimin e Shqipërisë. Kjo betejë duhet të shtrihet në mbarë vendin”, u shpreh Berisha.

Deklaratën ish-kryeministri e bëri gjatë një takimi me shoqërinë civile.

Berisha akuzoi Kryeministrin Rama se po shpërfill çdo interes kombëtar, duke luajtur me fatet e kombit. Sipas kreut të demokratëve, nismat dhe ligjet e qeverisë kanë për qëllim spastrimin e shqiptarëve nga vendi./tvklan.al/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit