15.9 C
New York
Tuesday, October 8, 2024

Buy now

Berisha: Opozita mund të ishte më potente ndaj qeverisë – u bë mirë që PDK-ja u bind se Kurti është mashtrues

- Advertisement -

Anëtari i kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka komentuar opozitën karshi qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti.

Berisha tha se opozita ka mundur të ishte më potente ndaj qeverisë, pasi sipas tij, shkeljet, keqpërdorimet, korrupsioni i lartë e nepotizmi kanë qenë kulminante gjatë Qeverisë Kurti.

“S’kam pritur as unë e as shumë të tjerë që opozita aktuale t’i përngjajë opozitës së dikurshme që e ka bërë Albini sepse ti me një kulturë politike të ndryshme të këtyre subjekteve politike dhe kemi një jo kulturë politike që është përdorur si opsion për të ardhur në pushtet”.

“Ne vet kemi qenë bashkë, Nisma me Aleancën në disa veprime opozitare bashkë me Albinin. Koha ka treguar se kemi gabuar, por kemi gabuar në besim sepse i kemi besuar një njeriu të pabesë dhe duhet të jemi korrekt me veten e opinionin”, tha Berisha në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Më tej, ai komentoi edhe mosshkuarjen në zgjedhje por edhe takimin që kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e ka pasur me kryeministrin Kurti, ku tha se “u bë mirë që u bindën që Kurti është një mashtrues ordiner”.

“Edhe LDK-ja, AAK-ja e Nisma në një moment kanë bashkëpunuar me Albinin ose me Vetëvendosjen. Ne si opozitë, LDK-ja si bashkëqeverisëse dhe këto subjekte politike e dinë se çfarë mashtruesi është”.

“Ka qenë shumë e rëndësishme që edhe PDK-ja të bindet se ky di të të gënjej në pikë të drekës. U bë mirë që u bindën që Kurti është një mashtrues ordiner”, tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit