Deputeti i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, ka shprehur shqetësimin për ngërçin institucional, duke thënë se situata me moskonstituimin e Kuvendit është bërë absurde dhe e pakuptimtë.
“Nuk ndihem mirë në këtë pozitë, siç duket, kjo gjendje po u konvenon partive të mëdha,” tha ai, duke theksuar se nuk është bllokues dhe se do ta mbështesë çdo mandatari që siguron 60 vota.
“Asnjëri nuk e ka menduar që do të jetë kaq gjatë, e kaq e pakuptimtë, jemi në një situatë që veç po shifet në çfarë situate është bota ndërsa ne merremi me konsitutimin e Kuvendit. Unë nuk ndihem mirë në këtë situatë që jam dhe siç duket partive të mëdha po iu konvenon. Ka dy muaj që nuk kam pasur takim me asnjë parti”, tha Berisha.