25.3 C
New York
Thursday, June 5, 2025

Buy now

Berisha: Nisma e ka humbur kredibilitetin, s’ka alternativë tjetër veç koalicionit me VV-në

- Advertisement -

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha ka deklaruar se alternativa e vetme që i ka ngelur Nismës Socialdemokrate është koalicioni me Vetëvendosjen.

Berisha në emisionin “Ditari” në Tëvë1 është shprehur kështu pasi sipas tij me lëvizjet politike para dhe pas zgjedhjeve, Nisma e ka humbur kredibiletin e saj në popull.

Ai ka shtuar se Nisma Socialdemokrate do të jetë njëpërdorimshe sepse nuk beson që Vetëvendosje e dëshiron vërtet si partner të përhershëm.

“Nisma mendoj që për shkak të matematikave që ka bërë nga hyrja në garë zgjedhore bashkë në koalicion me Aleancën, pastaj lëvizja nga koalicioni në emër të një interesi politik të cilin unë prapë e konsideroj legjitim, por që mendoj se e ka humbur kredibilitetin në masë. Edhe ashtu nuk e ka kaluar ndonjëherë pragun por tani e ka shumë më të vështirë të përballet me votën qytetare dhe nuk ka lënë alternativë për veten më, pra nuk ka kthim prapa vetëm të bëhet pjesë e Vetëvendosjes. Aty do të jetë njëpërdorimshe sepse kjo është strategjia e VV-së nuk e dëshiron ajo këtë kontigjent të partisë politike siç është Nisma por e ka sjellë situatën këtu dhe ajo mundet me qenë pjesë e një qeverie të caktuar dhe e konsideroj legjitime”, është shprehur ai.

Megjithatë, kërkesën e Nismës ndaj VV-së për pozitën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës e ka vlerësuar si të duhur dhe legjitime.

“Kur ulesh në tavolinë të bisedimeve për të arritur një kompromis, kërkesat mund të jenë maksimale ose mund të jenë çfarëdo. Unë mendoj se ka të drejtë Nisma të përfitojë. Ne nuk e kemi vetëm këtë situatë por kemi situate të ndryshme kur me një, dy a tre deputetë kanë marrë pothuajse gjysmën e qeverisë, praktika që nuk janë të mira por që bën të ndodhin në emër të stabilitetit krijimit të qeverisë ose interesit politik”, ka thënë Berisha.

Të ngjashme

Të fundit