6.9 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Berisha ngre rastin Dehari në Kuvend, kërkon nga Haxhiu të dijë ku janë hetimet

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, në seancën e sotme ka pyetur ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, lidhur me rastin Dehari, se si është rrjedha ose epilogu i pritshem i procesit juridik për zbardhjen e rastit, shkruan Scanner.

“Nisur nga fakti se, opinion publik në Kosovë është i traumatizuar ende nga rasti i sulmeve në objektet e institucioneve të Kosovës, që rezultoi me një tragjeti familjare, e pyes ministren se: Cila është rrjedha ose epilogu i pritshem i procesit juridik për zbardhjen e rastit Dehari?”, ka pyetur Berisha ministren Haxhiu, derisa i ka kujtuar sulmet në Kuvend.

“Çka po bëhet për zbardhjen e rasteve çka po bëhet për këto sulme terrorist mbi presidencë ( objekti i parlamentit, vrasja apo vetvrasja e Astritit, vetëvrasja e Arbnorit?

Ministrja Haxhiu tha se “Prokuroria Speciale që tashmë e ka në dorë rastin duhet të hetojë më shumë rreth shkeljeve që kanë bërë personat përgjegjës atë ditë dhe të hetohet përfshirja e ish-ministres Hoxha”.

Por, Berisha ka thënë se para dy tri dite Ministrja e Drejtesisë zonja Albulena Haxhiu, tek pas 2 viteve u mor me rastin e Astrit Deharit, duke spekuluar se në bazë të inspektimeve kanë te gjetura, me të cilat u mundua të fajësojê prokurorin për rastin, se gjoja dëshmitari dhe të dyshuarit, paskan qenë në të njëjtin burg etj.


“Rasti i Astritit nuk zgjidhet pa u zgjedh vrasja apo vetëvrasja e Astritit; pa u zbardh rasti i sulmit me mjete luftarake terroriste në presidencè; nuk mund të zgjidhet rasti i Astritit pa u zgjedh shkaku i vetvrasjes se Arbnorit (vëllait të Astritit), pa u zbardh motivet që eⁿr shtyen, pa u drfinua sekser i kujt ka qene?! Përfolen emra të përveqem ne pozite ministrash, qe e shtynë në vetvrasje”, ka thënë deputeti i PDK-së, derisa ka pyetur ministren se çka po bëhet për kēto raste?


“Qoftë rastin e sulmit mbi presidencë ( objekti i parlamentit, vrasja apo vetvrasja e Astritit, vetvrasja e Arbnorit?
Po njehem keq që para deputetit, baces Avni po i hapi keto tema. Por, dua t”i drejtohem edhe kolegun tim Avni Dehari:
Në vitin 2011 të ndjeret djemët tuaj Arbri e Astrit Dehari kanë protestuar kunder marrëveshjes për lëvizje të lirë të 2011, sepse me atë marrëveshje është bërë tradhti, spas vlerësimit të kohës. Po tani, ti a do të protestosh kunder kesaj “tradhtie” të pakten ne emêrvtë gjakut te djemve tuej?
Dy marrveshjeve antikustetuese u bënë: Udhëzuesit për energji dhe ajo për lëvizje te lire!”, ka thënë Berisha.

Sipas Berishës, për rastet “Dehari” lypet llogari për hetim edhe të rastit të vetëvrasjes se Arbnorit!

Berisha, po ashtu, ka përmendur edhe PSD, duke thënë se do të ju kishte bashkëngjit disa aktiviteteve të PSD, por pa dhënë shpjegime edhe krytari i saj, z. Mulliqaj, për Sulmin në Presidencë nuk mund ta përkrah.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në përgjigjen që i dha Haxhiu deputetit Berisha, tha se asokohe ishte bërë përpjekje që të ndalen dy projekte të dëmshme  që sipas saj ishin Demarkacioni dhe Zajednica.

Siç jeni në dijeni asokohe kur kishte përpjekje që të ndalen dy projekte të dëmshme siç ishte Demarkacioni dhe Zajednica, për shkak të rezistencës tonë për shkak të protestës në Kuvend ka pasur përpjekje që edhe organizatën tonë VV-në ta shpallin të paligjshme. Një sulm që ishte bërë në Kuvendin e Kosovës i ishte mveshur aktivistëve të Lëvizjës Vetëvendosje, përfshirë edhe Astrit Deharin. Ai nuk është në mesin tonë, ai si aktivist politik u mor në burg, nuk u mor në pyetje dhe nuk doli i gjallë nga burgu”, tha Haxhiu në Kuvend.

Për rastin e Astrit Deharit ajo tha se po kërkon drejtësi së bashku me familjen dhe qytetarët.

“Ky rast është duke u trajtuar nga Prokuroria Speciale dhe unë si ministre po kërkoj drejtësi, sepse nuk ka rast më të rëndë në Kosovën e pasluftës sesa rasti i Astrit Deharit”, tha ajo.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit