18.6 C
New York
Saturday, September 13, 2025

Buy now

Berisha nga Vatra: Çdo gjë në Kosovë të bëhet me pëlqimin e Amerikës (Video)

- Advertisement -

Elmi Berisha, kryetar i organizatës së shqiptaro-amerikanëve “Vatra”, ka thënë se duhet të ketë reflektim nga të gjitha institucionet shtetërore në Kosovë pas vendimit të ShBA-së për pezullim të dialogut strategjik.

Në Edicionin Special në Klan Kosova, ai tha se megjithatë, nuk po rrezikohet partneriteti mes dy vendeve.

“Nuk është lajm i mirë dhe nuk jemi të lumtur si shqiptaro-amerikanë, dhe si Vatër, por mund të ju siguroj se partneriteti ShBA-Kosovë nuk po rrezikohet. Duhet të ketë një reflektim të gjithanshëm, edhe nga qeveria dhe institucionet tjera, dhe partitë tjera politike. Mund të bëhet një kompromis dhe të konstituohet kuvendi i Kosovës, dhe gjithmonë në partneritet me ShBA-në, është e nevojshme që çdo gjë që bëhet në Kosovë, të bëhet me pëlqimin e Ambasadës Amerikane dhe ShBA-së”.

I pyetur se çka nënkupton një njoftim i tillë nga ShBA-ja, Berisha thotë se “me Kosovën nuk është lajm i mirë sepse ne nuk renditemi me shtetet me të cilat Amerika nuk i ka në favor”.

“ShBA ka hise në shtetin e Kosovës. Mund të bëhen riparime dhe të bisedohet e të rregullohet situata e cila ka eskaluar aty ku nuk ka pasur nevojë””, deklaroi kreu i “Vatrës”.

Të ngjashme

Të fundit