4.1 C
New York
Sunday, January 19, 2025

Buy now

Berisha nesër në SPAK, thirrje demokratëve për protestë: Është vegël e Ramës

- Advertisement -

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha do të paraqitet nesër në SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitjeje për çështjen partizani.

Kryetari i PD-së duhet të paraqitet në orën 10:00 para oficerit të policisë gjyqësore, por këtë herë A2 CNN mëson se PD u ka bërë thirrje demokratëve që në orën 9:30 të jenë në protestë para SPAK-ut.

Në mesazhin e siguruar nga A2 CNN, drejtuar strukturave të PD-së akuzohet SPAK si vegël e Ramës për të përndjekur kundërshtarët politikë.

Të dashur miq. Ditën e Hënë është data e radhës e përcaktuar për t’u paraqitur Kryetari i PD Prof. Dr. Sali Berisha në SKAP (SPAK). Ndaj në orën 9:30 përsëri të gjithë në protestë përpara  SKAP-it si vegël  në duart e Ramës për të përndjekur kundërshtarët politikë ..Faleminderit”, thuhet në mesazh.

Kjo është hera e dytë që Berisha do të paraqitet në SPAK, ndërsa për herë të parë në zbatim të masës së sigurisë shkoi në SPAK më 6 janar.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit