23.5 C
New York
Wednesday, July 9, 2025

Buy now

Berisha: Në polici ka edhe rrugaçë e militantë primitivë të regjimit të Kurtit që i ka rekrutuar

- Advertisement -

Ish-zëvendësministëri i Brendshëm, Zafir Berisha në “Edicionin Special” në Klan Kosova tha se në polici ka djem e vajza të jashtëzakonshëm.

Por, siç u shpreh ai, ka edhe rrugaçë e militantë primitivë të regjimit, siç tha ai të Kurtit, që i ka rekrutuar.

“Ka vite që Policia e Kosovës, një pjesë e Policisë së Kosovës, nuk është në krye të detyrës dhe mungesa e trajnimit për policët e rinj, veçanërisht për ata policë që janë rekrutuar me procedura të përshpejtura përmes komisarëve politik të regjimit aktual të Albin Kurtit nga 2021-a”.

“Unë mendoj që faktikisht tashmë besueshmëria e cila ka qenë shumë e madhe në policinë dhe në FSK-në si dy komponente të sigurisë së Kosovës ka rënë për tokë, sepse tashmë në kuadër të policisë, ku në mesin e tyre kemi djemë dhe vajza, burra dhe gra të jashtëzakonshme, por kemi edhe rrugaçë e militantë primitivë të regjimit i cili i ka rekrutuar dhe jorastësisht çdo ditë kemi incidente midis policisë dhe qytetarëve”, u shpreh tutje Berisha.

Të ngjashme

Të fundit