1.9 C
New York
Sunday, March 9, 2025

Buy now

Berisha mohon se ka pasur dhunë nga protesta e militantëve të tij

- Advertisement -

Ish-kryeministri Sali Berisha  e ka konsideruar të panevojshme ndërhyrjen e policisë  ditën e sotme ndaj protestuesve.


Në një koferencë për shtyp, Berisha u shpreh se protesta ishte paqësore dhe asnjë nuk u gërvisht

“Ndërhyrjen e ka kërkuar personalisht peng Basha. Nderim demonstruesve shqiptarë që e zhveshën para shqiptarëve se kush është. Selisa e Partisë Demokratike nuk është e PD-së por objekt i Ministrisë së Brendshme. PD është bunker i Bashës. Protestuesit paqësorë erdhën aty për clirimin e  godinës. Policia nuk mund të hynte në ndërtesën e një partie politike. Aty nuk ndodhi asgjë kërcënuese për asnjë njeri. Nuk ka njeri të gërvishtur dhe kjo dëshmon karakterin paqësor te kësaj proteste. Sot fituam jo pak. Kjo protestë hyn në histori si protesta që ndau opozitën e vërtetë nga pseudoopozita”- u shpreh ai

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit