Zyrtari i Nismës, Zafir Berisha, ka komentuar përgjimin e shefes se Grupit Parlament të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq, ku dëshmohet koordinimi i partisë në pushtet me Listën Serbe.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se militantët e VV-së koordinimin me Rajdojçiqin po mundohen me justifiku me miratimin e Ligjit për Amnisti, i cili është miratuar në vitin vitit 2013 në Kuvendin e Kosovës.
Sipas tij, koordinimi në vitin 2013 është bërë për integrimin e Kosovës.
“Mashtrimi nuk kalon! Trushpërlarët e sektit në pushtet, kordinimin me Rajdojçiqin dhe Listën Serbe, po mundohen me justifiku me miratimin e ligjit për Amnesti të vitit 2013. Nëse atëher është bë kordinim për integrim të serbëve, për të ruajtur tërsin dhe sovranitetin e Kosovës ( kordinim i cili i ka kushtu asaj klase politike), sot për çfarë arsye bëhet kordinimi me serbët, për ta rreziku shtetin e Kosovës apo?”, ka shkruar Berisha.
Sipas tij, koordinimi i sitëm është i dëmshëm për Kosovën.
“Ose thën me shqip, nëse në 2013 i është ra ‘thikë’ Kosovës, patjetër duhet këtë gjë me bë edhe sot a? Ku është ndryshimi këtu!!! Poshtërsia ka emër=Albin”, ka shkruar Berisha.