Lajme

Berisha: Metodologjia e implementimit të aksioneve në veri është gabim

By GAZETA SCANNER 1

September 04, 2024

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha ka thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe veprimet duhet të jenë në gjuhën e Kushtetutës por edhe të marrëveshjeve ndërkombëtare.

Berisha në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, ka thënë se mbyllja e insitucioneve paralele serbe në veri të vendit është e ligjshme, por sipas tij, metodologjia e implementimit është e gabuar.

Bersiha ka thënë se metodologjia është e gabuar, për shkak se ka nxitur reagim kundër të partnerëve ndërkombëtar.

“Ne jemi shtet i pavarur qe disa vite dhe veprimet tona duhet të jenë në gjuhën e Kushtetutës por edhe të marrëveshjeve ndërkombëtare që kemi marrë obligime t’i zbatojmë detyrimet që dalin nga ato marrëveshje” – ka thënë Berisha në Tëvë1.

“Vendimi dhe veprimet janë të ligjshme dhe të drejta edhe të Qeverisë edhe të policisë por metodoligjia e implementimit të këtij standardi është i gabuar. Është e gabuar për faktin se ka nxitur një reagim kundër të partnerëve ndërkombëtarë”, deklaroi Berisha.

Ndryshe, Policia e Kosovës të premten ka zhvilluar një operacion në katër komunat në veri të vendit, konkretisht ka ndërprerë aktivitetet në pesë objekte që janë shfrytëzuar nga komunat ilegale.

Komunat paralele të cilat nuk do të operojnë më janë: Qarku i Mitrovicës së Kosovës, Komuna paralele e Mitrovicës, Komuna paralele e Zveçanit, Komuna paralele e Zubin Potokut, Komuna paralele e Leposaviqit.