6.8 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Berisha merr vulën, reagon ambasada e ShBA-së: Nuk angazhohemi për personat non-grata

- Advertisement -

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka reaguar pasi Gjykata e Apelit vendosi që t’i jepte vulën e Partisë Demokratike ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ambasada e SHBA ka deklaruar se qëndrimi i tyre mbetet i pandryshuar dhe shtojnë se nuk do të bashkëpunojnë me persona të shpallur ‘non grata’.

“Pozicioni ynë në lidhje me individët e shpallur non-grata mbetet i pandryshuar: ne nuk angazhohemi me persona të shpallur sipas autoritetit të sanksioneve të SHBA-së dhe të gjithë duhet të shqyrtojnë me kujdes se si punojnë me individë të shpallur nga SHBA-ja.

Angazhimet tona me aktorët politikë do të mbështeten fort tek përkushtimi që ndajmë ndaj së ardhmes euro-atlantike të Shqipërisë, përfshi sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Siç ka vërejtur Presidenti Biden në mënyrë të përsëritur, lufta kundër korrupsionit është një çështje e sigurisë kombëtare për Shtetet e Bashkuara”.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit