22.4 C
New York
Tuesday, August 5, 2025

Buy now

Berisha me pretendim të çuditshëm: Mbështetja e Kurtit për kopilat e VLEN-it, pjesë e strategjisë për ndikimin rus në Ballkan

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, pretendon se mbështetja e Albin Kurtit për koalicionin VLEN në Maqedoni të Veriut ka qenë pjesë e strategjisë sllave.

Ai ka bërë me dije se këtë e dëshmon deklarata e Arben Taravarit se VLEN-i gjatë fushatës të vitit 2024 ka marrë donacion rreth 800 mijë euro nga një kompani me pronar serb.

Në profilin e tij në “Facebook”, Bersha ka shkruar se është që një serb të jap para për fushatën e shqiptarëve.

“Gjatë kohës sa u zhvillonte fushata zgjedhore në Maqedoni të Veriut, për arsye personale kam qëndru dy javë në Shkup, ku nga afër e kam pa se mbështetja e Albinit për kopilat e VLEN-it është pjesë e strategjisë sllave për të shtrirë ndikimin rusë në Ballkanë. Nuk u deshtë shumë kohë që këtë komplotë sllavë kundër shqiptarëve të cilës është duke i shërbyer Albini dhe sekti i tij, me kuptu të gjithë”, ka shkruar ai, duke shprehur dyshimet edhe për financimin e fushatës së VV-së.

“Deklarata e z. Taravari se VLEN-i gjatë fushatës të vitit 2024 nga një kompani me pronar serb, ka marrur “donacion” prej 800 mijë eurosh, vetëm sa e vërteton ato që e kam thën për ndërhyrjet djallëzore të Albinit në atë fushatë. Një serbë jep para për fushatën e shqiptarëve, mos po ju duket diçka e pazakontë!? Jo, nuk është e pazakontë për ata që i përciellin zhvillimet politike dhe sigurisë në rajon. Kompani nga Serbia (GEN) e ka financu edhe fushatën e Albinit në Kosovë, dhe kjo nuk është rastësi, siç nuk janë rastësi klithmat e njejta sllavo-maqedone me ato sllavo-serbe, “shqiptari i vdekur, është shqiptari mirë””, ka shkruar Berisha.

Të ngjashme

Të fundit