24.9 C
New York
Thursday, September 19, 2024

Buy now

Berisha me kritika për Kurtin: Perëndimi dhe SHBA nuk lejojnë “aventurierë” që minojnë rajonin

- Advertisement -

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Anton Berisha ka folur rreth mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe përfaqësimit të Kosovës në këtë mbledhje.

Ai ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për paraqitjen e tij në KS të OKB-së duke thënë se “Perëndimi dhe SHBA-të nuk lejojnë ‘aventurierë’ që minojnë projektet që kanë të bëjnë me Kosovën dhe me rajonin”.

Sipas Berishës, kjo mbledhje ka qenë një humbje e madhe diplomatike për Kosovën pasi që aty është diskutuar për çështje të brendshme të Kosovës dhe sipas tij “është diskutuar në kontekstin negativ të veprimeve të Qeverisë së Kosovës”.

Në kohën kur ka përplasje të mëdha diplomatike e strategjike mes SHBA-ve dhe Rusisë, janë pajtuar këto shtete së bashku edhe me Francën dhe Britaninë e Madhe e Kina që të diskutojnë për Kosovën dhe kjo sipas Berishës është tregues së “Kosova është në pikën më të ulët nga aleatët dhe kjo ka qenë një vërejtje serioze, një goditje, një shuplakë e rëndë për Kosovën”.

Ai tutje ka thënë se Kosova përkatësisht qeveria mund të zhvilloj “brenda vetës politika populiste dhe politika primitive”.

Ai ka thënë se kjo logjikë është primitive dhe si e tillë dikur është zhvilluar edhe ndaj nesh.

Perëndimi dhe Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë që një projekt afatgjatë që ka të bëjë me Kosovën dhe rajonin ta destabilizojnë “aventurierët” që të minojnë të gjitha projektet dhe të “marrë vendime krye në vete, pa asnjë koordinim”, ka thënë Berisha.

Sa i përket fjalimit të kryeministrit Kurti në KS të OKB-së, ka thënë se ai është ulur aty dhe ju ka folur votuesve të vet, sepse sipas tij ajo është lojë politike.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit