0.8 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Berisha: Mbretëresha Elizabetë ishte sinonim përbashkues i sovranitetit kombëtar

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, me rastin e vdekjes së Mbretëreshës Elizabeta e II-të, ka shkruar se mbretëresha Elizabeth II, që tani prehet në paqe pas më shumë se 70 vitesh mbretërim të shtetit, të popullit britanik dhe të 14 kombeve të Commonwealth që e njihnin për sovranen e tyre, ishte sinonim përbashkues i sovranitetit kombëtar, transmeton Scanner.

“Isha dhe mbetem i pribilegjuar që si student ushtarak, ngrita dolli, për Ju si Mbretëreshë, për shëndetin dhe jetëgjatësin tuaj”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Homazh, në kalimin në amshim të Madhëris sē Saj, Mbretëresha Elizabeth II, që tani prehet në paqe pas më shumë se 70 vitesh mbretërim të shtetit, të popullit britanik dhe të 14 kombeve të Commonwealth që e njihnin për sovranen e tyre.
Ishte sinonim përbashkues i sovranitetit kombëtar.
Për mua si ish student në Akademinë e Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar, për Ne si popull me traditë të hershme mbretërore ilire, mbeteni një mentore për këdo që aspiron t’i shërbejë shtetit unitar dhe të bëhet gardian i interesave kombëtare.
Isha dhe mbetem i pribilegjuar që si student ushtarak, ngrita dolli, për Ju si Mbretëreshë, për shëndetin dhe jetëgjatësin tuaj.
Lutem që shpirti juaj të prehet në paq, ashtu siç do mbeteni në memorien e kombit dhe historisë.
Me ketë, pretendoj të ngushëlloj të gjithë miqtë ushtarak e civil akademik, nga AM – Shrevenham. Ushtarakët që me devitshmëri shërbyen në Kosovë dhe na mbështetēn e vazhdojnë të na mbështesin në rrugën e lirisë.
Zoti e bekoftë shpirtin tuaj Mretëresha e përjetësisē.
Mbretërim të mbarë NMT Mbretit Charls!

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit