15.1 C
New York
Thursday, October 9, 2025

Buy now

Berisha mbështet kandidatin e PDK-së për Malishevë: Krasniqi është njeriu që bashkon përvojën profesionale me përkushtimin qytetar

- Advertisement -

Ish-kandidatja e PDK-së për deputete, Aurora Berisha, i ka dhënë mbështetje kandidati të PDK-së për kryetar të Malishevës, Gëzim Krasniqi.

Ajo ka vlerësuar se Krasniqi është njeriu që bashkon përvojën profesionale me përkushtimin qytetar.

Në profilin e saj në “Facebook”, zyrtarja e PDK-së ka shkruar se ai ka vizion të qartë dhe guxim për ta kthyer këtë komunë në shembull të qeverisjes së drejtë.

“Dr. Gëzim Krasniqi është njeriu që bashkon përvojën profesionale me përkushtimin qytetar. Si mjek dhe si njeri i ndershëm, ai e njeh nga afër realitetin e Malishevës dhe sfidat e familjeve tona. Ai ka vizion të qartë dhe guxim për ta kthyer këtë komunë në shembull të qeverisjes së drejtë. I rritur me vlerat e Partisë Demokratike të Kosovës, Gëzimi ka ecur që nga rinia në rrugën e shërbimit ndaj njerëzve. Sot ai është gati të udhëheq me ndershmëri, transparencë dhe vendosmëri për të gjithë qytetarët pa dallim. Ky është ndryshimi që Malisheva e pret”, ka shkruar Berisha.

Të ngjashme

Të fundit