-0.1 C
New York
Monday, December 29, 2025

Buy now

Berisha: LDK-ja ka nevojë për drejtim të ri, vizion të qartë dhe lidership që bashkon

- Advertisement -

Avokati Besnik Berisha ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Ai ka bërë me dije se LDK-ja nuk ka dal mirë në këto zgjedhje.

Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se koha e arsyetimeve në LDK ka mbaruar.

Sipas tij, tani fillon koha e përgjegjësisë.

“LDK sot nuk doli mire ne zgjedhje. Kjo eshte e verteta dhe nuk ka nevoje te zbukurohet. Por LDK nuk eshte rezultat i nje nate, as prone e nje lidershipi, e as projekt i perkohshem. LDK eshte histori, identitet dhe pergjegjesi. Kur rezultati nuk na pelqen, ka dy rruge: te largohemi, ose te marrim pergjegjesi. Une besoj te e dyta. Ka shprese, sepse LDK ka njerez, mendje dhe energji qe ende nuk jane aktivizuar. Ka shprese, sepse kjo parti di te ringrihet vetem kur flet hapur me veten dhe me qytetaret. Dhe ka shprese, sepse ndryshimi nuk vjen nga heshtja, por nga guximi per ta marre timonin”, ka shkruar ai, duke shtuar se kjo parti ka nevojë për drejtim të ri.

“LDK eshte partia jone edhe kur fiton, edhe kur humb. Pikerisht atehere kur humb, ajo ka me se shumti nevoje per drejtim te ri, vizion te qarte dhe lidership qe bashkon, jo qe justifikohet. Koha e arsyetimeve mbaron. Koha e pergjegjesise fillon tani”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

Të fundit