8.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Berisha: Lajçak, mos shantazho! Kosova ështe e gatshme edhe për luftë, nëse cenohet sovraniteti

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe ish-komandanti i Koshares, Hisen Berisha, ka reaguar ndaj deklaratës se emisarin evropian, Mirosallav Lajçak, i cili pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se në mes të Kosovës dhe Serbisë ose mund të ketë normalizim të raporteve ose luftë.

Në këtë kontekst, Berisha ka thënë se Kosova dhe populli i saj nuk e dëshiron luftën, por është i gatshëm të flijohet për vendin.

Z. Lajçak, mos shantazho!  Z. Lajçak, Kosova është e gatshme edhe për luftë, nëse cenohet liria, integriteti dhe sovraniteti i vendit.  Por, duhet ta dini, se ky nuk do të jetë konflikt! Ju kujtoj, ju dhe mbështetësit e Serbisë, se në rast të një lufte me Serbinë, beteja do të zhvillohet, në dhe për Nishin e Korshumlinë, dheun e të parëve të mi Rashkën e Sanxhakun. Sot, kemi një gjeneratë të tërë që e trashëgojnë lirinë. Sot kemi 60-70 mijë ushtarë me provojë lufte, ndaj nuk do të lejojmë të humbim sovranitetin me marrëveshje të sponsorizuara nga diplomat si ju z. Lajçak!

Prandaj, z. Lajçak, mos shantazho!  Kosova nuk e dëshiron luftën”.

Postimi i plotë:

Z.Lajcak, KOSOVA ështe e gatshme edhe për luftë, nëse cenohet liria, integriteti dhe sovraniteti i vendit.

Por, duhet ta dini, se ky nuk do të jet konlikt!
Ju kujtoj, ju dhe mbështetësit e Serbis, se në rast të një lufte me Serbin, beteja do të zhvillohet, në dhe për Nishin e Korshumlinë, dheun e të parëve të mi Rashkën e Sanxhakun.
Sot, kemi një gjeneratë të tërë që e trashegojnë lirinë.

Sot kemi 60-70 mijë ushtar me përovoj lufte, ndaj nuk do të lejojmë të humbim sovranitetin me marrëveshje të sponzorizuara nga diplomat si ju z.Lajçak!

Prandaj, z.Lajçak, mos shantazho!
KOSOVA nuk e deshiron luftën.
Ne kemi hy në proces politik të përmbylljes së pavarësisë, në kufijt e njohur nga SHBA dhe mbi njëqind shtete përfshi më të fuqishmet e Botës.
E drejta e Kosovës për pavarësim, është konfirmuar juridikisht nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.
Si BE dhe ju si ndërmjetësues, jeni për ta lehtësuar dialogun, jo për ta degraduar pavarësinë, duke na shantazhuar me konflikt me Serbinë, në Veri të vendit.

Kosova dhe populli i saj nuk e do luftën por jemi të gatshëm të flijohemi për të, duke besuar edhe në garantimin e aleatit tonë kryesor në luftë dhe në paqe, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

https://telegrafi.com/lajcak-pasdite-shkon-ne-veri-te-mitrovices-nderkaq-te-henen-ne-bruksel-takon-bislimin-e-petkoviqin/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit