Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, i është kundërpërgjigjur Albin Kurtit, i cili tha sot në Kuvend, në një replikë me deputet të PDK, se “ai e ka gjet edhe KEDS edhe KESCO kur është bërë kryeministër”, shkruan Scanner.
“Po të isha më herët kryeministër, nuk do të kishte as KEDS, as KESCO”, tha Kurti sot, transmeton Scanner.
E Berisha i është kundërpërgjigjur, duke i thënë Kurtit, se po të ishit ju më heret, nuk do të kishte as liri, as pavarësi, as ushtri, as shtet.
“Me ketë shtet që kemi sot, e duke qenë vet pushtet, e latë situatën energjetike në veri të vendit, në domen të “elektroprivredes” së Serbisë përkatësisht kompanisë marionetë “elektrosever””, shkruan Berisha, transmeton Scanner.
Postimi i plotë:
Po të ishit ju më heret, nuk do të kishte as liri, as pavarësi, as ushtri, as shtet.
Me ketë shtet që kemi sot, e duke qenë vet pushtet, e latë situatën energjetike në veri të vendit, në domen të “elektroprivredes” së Serbisë përkatësisht kompanisë marionetë “elektrosever”.
Me këtë hap Albini Kryeministër, po kthehet në antipod të Albinit Lëvizje Vetëvendosje.
Jeni që jeni Kryeministër, përmbushni premtimin dhe sillni kontratat me “LIMAK” – KEDS, dhe t’i shfuqizojmë.
Lerëni hipokrizinë e mashtrimin se jeni letër e lexuar nga populli, tashmë.