20.6 C
New York
Wednesday, August 20, 2025

Buy now

Berisha, Kurtit: Krejt çka ke bë për këtë vend janë të zeza

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hysen Berisha mbajti një fjalim të gjatë ku e kritikoi kryeministrin Albin Kurti, i cili duket se u pengua nga ato fjalë.

Kurti i tha deputetit që mos të qëndrojë me Fatmir Shehollin.

“Krejt në fund, unë nuk e kuptoj deputetin Hysen Berisha qysh në orën 20:00 vjen me fjalim të shkruar prej fillimi, ky nuk është diskutim, keni bërë akuza shumë të rënda, ju mund ta ndihmoni shtetin e Kosovës, dhe unë kam një kërkesë prej juve, mos e tako Fatmir Shehollin. Mos rri me Fatmir Shehollin, bashkëpunëtorin e Serbisë, pot e na nuk ka prokurori, dil këtu në foltore thuj nuk takohem, kontribut më të madh nuk mund të jepni.” – tha ai.

Berisha iu përgjigj më pas, duke u deklaruar si vijon:

“Dëgjo kryeministër, për Fatmir Shehllin s’du mu marr, nëse ki kundërshtime shko bëni padi, se nuk është më i keq se Simiqi e Radojiqiqi që keni bashkëpunu. Emri yt me e përkthy i bjen i bardhë, por ti je i zi, krejt çka ke bë për këtë vend janë të zeza. Krejt çka të kam thënë e kam pasë për të mirën e Kosovës…je ka e bjen Zajednicën.” – tha ai.

Të ngjashme

Të fundit