20.2 C
New York
Monday, October 7, 2024

Buy now

Berisha: Kurti me marrëveshjet e dialogut po rrëshqet në tradhti

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka deklaruar se kryeministri i vendit, Albin Kurti me marrëveshjet e dialogut po rrëshqet në tradhti.

Berisha ka thënë se këtë e bazon në Ligjet Penale të Bashkimit Evropian, të cilat sipas tij e bëjnë të qartë se humbja e sovranitetit në një pjesë të vendit është vepër penale e tradhtisë.

“Albin Kurti, me marrëveshjet që po bën, Brukselin, Ohrin dhe statutin që e ka pranuar për Asociacionin po rrëshqet në tradhti. Të gjitha ligjet penale të Evropës thonë, ndarja ose humbja e sovranitetit në pjesë apo territor është tradhti. Unë e kam paralajmëruar edhe në Kuvend. Nëse ajo nuk ka kaluar ratifikimin në Kuvend dhe ne jemi në këtë situatë, ky paralajmërim nuk është akuzë e drejtpërdrejt“, është shprehur ai në emisionin “Këndi i Debatit“ në TËVË1.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit