Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, duke komentuar gabimin e kryeministrit Albin Kurti në zgjidhjen e ekuacionit, ka thënë se kështu ai manipulon popullin me rezultatet e qeverisjes së tij që i shumëfishon.
“Nuk duhet të befasohen nxënësit e as qytetarët që e ka bërë X-në në vlerën 5 e ka shumëfishuar e jo zero sepse edhe rezultate e qeverisë që janë krejt zero ky i ka shumëfishuar. Kjo është pjesë e propagandës së tij për të mbuluar dështimin total e falimentimin total në këtë qeverisje”, ka deklaruar ai në Debat Plus.